Site icon Telegrafi

Trepça serioze për stinorin e ardhshëm

Ata po mendojnë për plane afatgjate. Fillimisht, ata e angazhuan trajnerin spanjoll Israel Martin, me të cilin nënshkruan kontratë trevjeçare, ndërsa së fundmi e bënë të vetin edhe basketbollistin shqiptar, Herion Faslija.

Më parë, mitrovicasit kishin angazhuar edhe amerikanin Robert Goff dhe lojtarin vendor Artin Gashi.

“Sivjet i jemi qasur punës ndryshe, pasi sezonin e kaluar ishim të papërgatitur, pas problemeve që na u shfaqën për shkak të mungesës së palestrës dhe udhëtimeve të shumta. Organizimi ka ndryshuar, tash kemi plane pak ma ndryshe dhe janë shfaqur sponsorë të interesuar për ta ndihmuar klubin”, deklaroi për Express drejtori sportiv i Trepçës, Naim Hajrizi.

Ky i fundit njoftoi se mitrovicasit pritet të përforcohen edhe me një fundor amerikan, të cilin do ta sjell trajneri Martin javën e ardhshme. /Telegrafi/ 

Exit mobile version