Klubi i Basketbollit, Trepça ka sjell risi në kryesi, pasi ky klub me renomen në basketbollin tonë do të udhëhiqet nga ish këngëtari, afaristi, Vullnet Sefaja.
Dorëzimi i detyrës te Sefaja është bërë nga kryesia e vjetër e klubit, ku po punohet tani për riorganizimin KB Trepçës.
Menjëherë pas kësaj kryetari është përcaktuar edhe për trajnerin e ri.
Neven Pllantak do të jetë në bankinën E skuadrës mitrovicase, derisa klubi ka nënshkruar kontratë edhe me disa lojtarë vendorë.
Valdin Haxhiu dhe Ramdan Zekiqi janë disa nga lojtarët që sot kanë nënshkruar kontratat.
Trepça pritet që në ditët në vijim të ofrojë edhe lojtarë të tjerë. /Telegrafi/