Telegrafi

Trepça pret Sigal Prishtinën

Trepça këtë edicion i ka humbur të gjitha ndeshjet derbi që i ka pasur me Sigal Prishtinën, Pejën e Sigkos Bashkimin. Sonte ata e kanë rastin t’u kthehen fitoreve dhe ta mposhtin rivalin e tyre të vjetër Prishtinën.

Të mërkurën, Trepça ka transferuar lojtarin e tretë të huaj, i cili quhet Ronald Kinney. Mirëpo amerikani ende nuk ka ardhur në Mitrovicë, teksa pritet që të vijë të martën.

‘Xehetarët’ në derbi me Prishtinën do të paraqiten me dy të huaj, amerikanët Jerome LaGrange e Dennis Mims.

Prishtina i ka tre të huaj, Jeremy Price, Adam Waleskowskin e Devan Downeyn. Ky i fundit ishte fantastik në ndeshjen e fundit të Prishtinës duke shënuar 21 pikë.


BKT-Superliga – Xhiroja e 11-të

E shtunë
Vëllaznimi – Kosova 14:00
Trepça – S. Prishtina 18:00

E diel
Drita – RTV-21 19:00
SK. Bashkimi – Peja 19:15


/Telegrafi/