Site icon Telegrafi

Trepça po pret finalistin e dytë, Bashkimi dhe Vëllaznimi takohen sot

Trepça ka kaluar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll pasi mposhti Prishtinën në ndeshjen kthyese në Mitrovicë.

Tani, Minatorët po presin të zbulojnë kush do të jetë kundërshtari i tyre në finalen e madhe.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, dy skuadrat e njohura, Bashkimi dhe Vëllaznimi, do të përballen për të vendosur se kush do t’i kundërvihet Trepçës në finale.

Kjo ndeshje premton të jetë plot emocione dhe konkurrencë të ashpër, pasi të dyja ekipet janë të motivuara për të arritur në fazën përfundimtare të këtij turneu prestigjioz.

Në ndeshjen e parë kanë triumfuar gjakovarët në shtëpi me nëntë pikë diferencë 80:71.

Tani prizrenasit për të arritur në finale duhet të fitojnë me 10 pikë diferencë, në të kundërtën gjakovarët do të kalojnë në finale.

Sfida mes Bashkimit dhe Vëllaznimit fillon nga ora 18:30. /Telegrafi/

Exit mobile version