Telegrafi

“Trepça” përmbyll vitin pa humbje

Menaxheri i kompleksit industrial “Trepça” në pjesën jugore të Mitrovicës, Ferat Shala, i ka thënë Zërit se rritja e prodhimit të xehes, ka mundësuar edhe rritjen e produktit final të koncentratit që shitet në tregun e jashtëm.

“Me ndihmën e Komisionit Evropian “Trepça” ka realizuar projektin e hidrombushjes në minierën e Stantërgut, ku janë mbushur hapësirat e zbrazëta të minierës, duke përdorur si material hirin e termocentraleve të Obiliqit”, tha Shala.

Sivjet tregu i metaleve po ashtu është stabilizuar, pas tronditje që pat pësuar në gjysmën e dytë të vitit 2008 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2009. /Telegrafi/