Trepça ka vazhduar me përforcime për pjesën e mbetur të stinorit në elitën e basketbollit kosovar.
Skuadra nga Mitrovica ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan CJ Wilson.
24-vjeçari luan në pozitën e fundorit dhe së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës KB Teuta në basketbollin shqiptar.
Wilson stinorin e kaluar pati formë të mirë pasi kishte një mesatare prej 18 pikëve për ndeshje, katër asistime e katër kërcime.
Ndryshe Trepça aktualisht zë pozitën e katërt në elitën e basketbollit kosovar me shtatë fitore dhe shtatë humbje. /Telegrafi/