Këtë javë veçohet kryendeshja ndërmjet Trepçës dhe Pejës, e cila zhvillohet nesër prej orës 17:15 në pallatin “Minatori” në Mitrovicë.
Epilogu i kësaj përballje nuk do të ndryshojë renditjen e skuadrave në tabelë. Trepça ka siguruar pozitën e dytë ndërsa Peja të tretën. Pavarësisht se ky takim nuk a ka peshën e dikurshme përballjet e këtyre rivalëve janë veçuar dhe ndeshjet kanë marrë epitetin e derbit.
Nën hijen e këtij dueli zhvillohen edhe këto takime: të shtunën në plan janë Futura – Drita (ora 17:00) dhe Kolegji Universi – Sigal Prishtina (ora 19:00), ndërsa ndeshja e fundit e kësaj jave në program është të dielën prej orës 20:00 ndërmjet Bashkimit dhe Kosovës.
Deri në përfundim të pjesës së rregullt të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro. /Telegrafi/