Telegrafi

Trepça, një pikë larg titullit

Ndeshja kryesore e kësaj jave në Reiffeisen Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet në Kastriot, ku do të takohen Trepça që ka 56 pikë dhe KEK-u me gjashtë pikë më pak, e që para terrenit vendas do të kërkojë fitoren për t’ia prishur planet e festimit të titullit kampion mitrovicasve.

Të gjitha përballjet e kësaj jave zhvillohen nga ora 16:00, ndërsa duelet janë:

KEK-u – Trepça
Hysi – Prishtina
Flamurtari – Kosova
Besa – Ferizaj
Gjilani – Vëllaznimi
Liria – Drenica

/Telegrafi/