Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi, Bujar Ferizi por një obligim i tillë pritet të kryhet gjatë kësaj jave. “Ne ua kemi borxh basketbollistëve vendorë pagën e muajit shtator. Një gjë e tillë ka ardhur pasi jemi në pritje të parave nga sponsori ynë, kompania ‘Kosova e Re’. Besojmë se gjatë kësaj jave do ta kryejmë obligimin ndaj basketbollistëve”, ka thënë Ferizi për gazetën.
Ndryshe, gjërat financiarisht në klubin mitrovicas janë përmirësuar kohëve të fundit, me rikthim në klub edhe të menaxherit nga stinori i kaluar, Lenart Vidishiqi. /Tribuna/Telegrafi/