Site icon Telegrafi

Trepça nis playoffin e dorëzuar ndaj Pejës

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Trepça, do t’i nisë garat e plejofit në Superligën e basketbollit pa ndonjë synim të madh. Synimin kryesor ajo e ka përmbushur me inkuadrim në plejof.

Trepça në serinë gjysmëfinale do të luajë kundër Pejës, që edicionin e rregullt e mbylli në vend të parë me vetëm një humbje. Ndeshja e parë do të zhvillohet të premten (sot) në palestrën “Karagaçi” në Pejë (19:30), shkruan sot Koha Ditore. Skuadra që regjistron tri fitore kualifikohet në finale të plejofit.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen sipas formulës 1-2-2. Pra, ndeshja e parë luhet në Pejë, dy të radhës në Mitrovicë dhe nëse me këto nuk përcaktohet finalisti, atëherë luhen edhe një apo dy ndeshje në Pejë.

Basketbollisti i Trepçës, Gazmend Asllani, të enjten ka thënë se skuadra mitrovicase me t’u futur në mesin e katër skuadrave të para të Superligës, ka arritur synimin.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë pasi atmosfera në Minator di të jetë shumë e nxehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version