Telegrafi

Trepça ngrit në këmbë veriun

Protesta dhe bllokadat e paralajmëruar nga serbët për kundërshtimin e ndryshimit dhe plotësimit të projektligjit për Trepçën, kanë nisur në tri vende të ndryshme

Rreth 500 qytetarë tashmë janë mbledhur në fshatin Rudarë, ku edhe kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën Leposaviq – Mitrovicë.

Reporteri i KosovaPress, raporton se në këtë tubim ka edhe pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur “Civilna Zastita”.

Protestë është organizuar edhe para lokacionit të Trepçës në Leposaviq. Në këtë vend, raportohet se janë mbledhur rreth 300 qytetarë serb, ndërkohë një tubim ka filluar të bëhet edhe në Zubin Potok. /Telegrafi/