Në çerekun e parë ndodhi diçka shumë qesharake. Të dyja skuadrat besoni apo jo, për 3 minuta e 32 sekonda nuk mundën të shënojnë asnjë pikë, pasi vazhdimisht gabonin në gjuajtje. Në minutat e fundit të këtij çereku vendasit krijuan një epërsi të lehtë prej gjashtë pikëve, 18-12.
Në çerekun e dytë të dy ekipet i ndezën motorrat duke shënuar shumë pikë dhe gjithashtu shkaktuan shumë ndërhyrje të palejueshme. Trepça arriti ta mbajë epërsinë dhe e mbyllën pjesën e parë me rezultat, 40 – 35.
Me fillim të çerekut të tretë, u pa fytyra e vërtetë e kampionit të Kosovës. Ky çerek i takoi krejtësisht mitrovicasve të cilët ishin të pandalshëm dhe kështu arritën një epërsi të lartë prej 21 pikëve, 69-48.
Vendasit e ruajtën këtë epërsi edhe në çerekun e katërt, edhe pse trajneri Panqe Milevski i futi në fushë të gjithë lojtarët rezervë. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 86-75.
Si gjithmonë për Trepçën u dallua Drilon Hajrizi me 25 pikë i cili ishte edhe më i miri i këtij takimi. Teksa për Bashkimin shkëlqeu Rokas Uzas me 19 pikë, përkundër minutazhit të vogël që pati.
Kjo ishte një fitore tejet e rëndësishme e Trepçës, e cila tani pozicionohet në vendin e katërt në tabelë, pozitë kjo e cila siguron kualifikimin në garat e play-offit. /Telegrafi/