Site icon Telegrafi

Trepça ndërron trajnerin, Ajvazi në vend të Isufit

Ekipi gjelbër e zi në vend të Sheremet Isufit ka angazhuar Emin Ajvazin, i cili më herët ka drejtuar Besianën dhe Fushë Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i ekipit nga Mitrovica, Fidaim Haxhiu. “Pas ndeshjes me Drenicën Isufi ka ofruar dorëheqjen. Pas kësaj ne kemi vendosur që trajner të ri ta emërojmë Emin Ajvazin, deri në fund të sezonit”, ka deklaruar ai.

Isufi e kishte marr drejtimin e Trepçës pas fillimit të edicionit të ri të Superligës, pasi trajneri Rafet Prekazi kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version