Palestra “TOTA” në Vushtrri ishte mbushur plotë me tifozët e Trepçës, Torcidat, që dhuruan një atmosferë impozante gjatë tërë takimit.
Çereku i parë ishte i barabartë gjatë tërë kohës dhe me një ritëm të shpejtë, por në minutën e fundit në skenë doli Ryan White me dy tre pikësha për t’i dhënë epërsinë vendasve, 20-15.
Prishtina në çerekun e dytë u tregua shumë më e mirë dhe kështu arriti të dalë në epërsi për një pikë, 31-32.
Në çerekun e trete ishte Trepça ajo që e dominoi ndeshjen, e këtë e arriti me mbrojtje të fortë e kundërsulme të shpejta që ishin të pandalshme për mysafirët. Mitrovicasit e kthyen epërsinë në anën e tyre, 53-44.
Edhe në çerekun e katërt Trepça ishte më e mirë. Megjithatë, bardhekaltërit me disa trepikësha të Alvin Snow e ngushtuan rezultatin, por në sekondat e fundit ishte Drilon Hajrizi që i shoi shpresat e tyre dhe ia dhuroi një fitore të madhe mitrovicasve, 74-69.
Për Trepçën më së shumti u dallua Drilon Hajrizi me 17 pikë, ndërsa te Sigal Prishtina u dallua Alvin Snow me 14 sosh.
Trepça me këtë fitore ka dalë përsëri në pozitën e katërt në tabelë me 40 pikë, duke e lënë prapa RTV 21-shin me 39 sosh.
Koshashënuesit më të mirë të Trepçës:
Drilon Hajrizi 17 pikë
Gazmend Asllani 17 pikë
Ryan White 14 pikë
Fikret Hanxhiq 12 pikë
Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
Alvin Snow 14 pikë
Granit Rugova 14 pikë
Julian Terrell 13 pikë
Fahri Breca 11 pikë
/Telegrafi/