Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës së dytë të Superligës A, Trepça e mposhti në Drenas skuadrën e Drenicës me rezultat 35-27.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 16-13 në të mirë të mitrovicasve, shkruan në faqen e FHK-së.
Alban Shabani shënoi tetë gola për Trepçën, ndërsa nga gjashtë i realizuan Erkan Abazgjiku e Shpëtim Mehmeti.
Petrit Zekaj shënoi shtatë herë për Drenicën, kurse nga gjashtë gola i kishin Besart Binaku e Besim Dubovci.
Trepça renditet e treta me 23 pikë kurse Drenica është e gjashta me 16 pikë.