Trepça ka mundur Bashkimin me shifrat 102:72 (30:25, 28:17, 16:17, 23:18), për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 18:8, e më pas e shtuan edhe më shumë, duke e fituar çerekun e parë 30:25.
Me lojë më të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 63:37.
Edhe në pjesën e dytë nuk kishte shumë dallim dhe Trepça fitoi bindshëm ndaj Bashkimit në fund me rezultat të thellë 102:72.
Drilon Hajrizi ishte më i miri me 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Eric Copes me 16 pikë e gjashtë kërcime.
Në gjysmëfinale, mitrovicasit do të përballen me Sigal Prishtinën, që eliminoi Istogun. /Telegrafi/