Site icon Telegrafi

Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

KB "Trepça"

Klubi basketbollist nga Mitrovica, Trepça sot  ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në turneun kualifikues, Trepça do të përballet me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk, shkruan Telegrafi.

“Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni)”, ka njoftuar Federata kosovare e Basketbollit.

Katër turnetë e raundit kualifikues do të zhvillohen midis 15 shtatorit dhe 22 shtatorit. Ndërsa, orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen në korrik.

“Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se edicioni i ri do të fillojë më 1 tetor 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version