Site icon Telegrafi

“Trepça” largon nga puna edhe një punëtor tjetër, gjithsej 13 punëtorëve u shkëputën kontratat e punës gjatë këtyre ditëve

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar edhe një puntor tjetër nga puna.

Sipas njoftimit, puntori i larguar sot nga puna është me inicialet V.G., shkruan Telegrafi.

“Trepça” ka bërë të ditur se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Me datën 26.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 e dt. 9.11.2023, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.16, 1.24, 1.39 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që gjatë javëve të fundit, kjo ndërmarrje publike ka larguar nga puna një numër të konsiderueshëm të puntorëve, referuar njoftimeve, shkaku ishte se të njëjtit kanë shkelur rëndë detyrat e punës, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, ky është puntori i 13-të që u largua nga puna gjatë këtyre ditëve.

Para tre ditësh u largua një puntor, para katër ditësh u larguan tre puntorë, para pesë ditësh u largua një puntor, ndërsa para gjashtë ditësh u larguan nga puna gjithsej shtatë puntorë. /Telegrafi/

Exit mobile version