Telegrafi

Trepça konfirmon tetë emrat e basketbollistëve për edicionin e ri, ditët në vijim edhe katër amerikanë

Klubi i basketbollit i Trepçës ka konfirmuar basketbollistët vendor për edicionin e ri.

Klubi mitrovicas ka zyrtarizuar tetë lojtarët vendor për edicionin e ri basketbollistik të Kosovës.

Gjithashtu Trepça ka njoftuar se pjesë e ekipit do të jenë edhe katër basketbollistë të huaj nga Amerika.

“Valdrin Haxhiu, Imer Tahiri, Besnik Azemi, Agon Selmani, Ibrahim Pepic, Burim Zekici, Ramadan Zekici dhe Donat Musa”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e klubit gjelbërezi.

Gjithashtu në ekip do të jenë edhe katër amerikanë, të cilët do të vijnë gjatë ditëve të ardhshme në Mitrovicë.

Ndryshe, Prishtina në sezonin e fundit është shpallur kampion gjersa ka fituar edhe Kupën e Kosovës. /Telegrafi/