Padyshim se gjatë pjesës së parë Trepça ishte dukshëm më e mirë, pasi pati disa raste për të shënuar, por portier i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, bëri disa pritje të mira.
Ndeshja e dytë ishte shumë më interesante dhe më dinamike se e para. Të dyja skuadrat patën rastet e tyre por vetëm vendasit arritën të shënojnë.
Në minutën e 81-të ishte Xhevdet Mulliqi ai që e hapi rezultatin për vendasit, duke shënuar golin e parë të tij për Trepçën. Rezultatin përfundimtar e vendosi Enis Zabërgja pas një solo aksioni nga afërsia, duke shënuar kështu golin e tij të nëntë këtë edicion.
Trepça me këtë fitore është ngritur në pozitën e katërt me 37 pikë, ndërsa Vëllaznimi mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 22 pikë.
Nesër zhvillohen edhe këto ndeshje:
E diel, 21.04.2013, nga ora 13:00:
Prishtina – Drenica (SSK)
Trepça ’89 – Llamkos Kosova (SSK)
E diel, 21.04.2013, nga ora 15:00:
Besa – Hysi
Drita – Liria
Ferronikeli – Hajvalia.
/Telegrafi/