Site icon Telegrafi

Trepça humb në tavolinë, paralajmëron shpartallimin!

Në fakt, mitrovicasit udhëtuan në Vushtrri me fanellat e tyre të zakonshme, të gjelbra, ndërsa u befasuan kur panë vendasit me fanella të cilat kishin ngjyrën e njëjtë. Trajneri i Trepçës, Florent Beqiri ka thënë për Arena se vushtrriasit kanë fanella ngjyrë kaltër e bardhë, por për ta fituar ndeshjen në tavolinë përdoruan fanellat e njëjta me të skuadrës së tij.

“Skuadrat nga Mitrovica që 50 vjet luajnë me fanella të gjelbra. Samadrexha fanellat i ka bardhë e kaltër, por në ndeshje ndaj nesh morën fanella me ngjyrë të gjelbër. Nuk dua t’i arsyetoj hendbollistët e mi pasi ata i kam qortuar, por krerët e Samadrexhës me çdo kusht dëshiruan ta fitonin ndeshjen pa lojë. Ata nuk i lejuan as disa persona aty që shprehën vullnetin e mirë për të na dhënë disa jelekë, në mënyrë që të fillonte ndeshja. Me gjëra të tilla ne nuk mund të shkojmë përpara”, ka thënë Beqiri.

Madje, ky i fundit thotë se duke i shtuar ngjarjes së fundit edhe eksesin e një jave më parë pikërisht në Vushtrri, mund të qojnë në shpartallimin e skuadrës së tij. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version