Trepça ‘89 i është kthyer fitoreve në Superligën e Kosovës, këtë herë ndaj Besës së Pejës me rezultat 3-0.
Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Rast të mirë për gol e kishte Hasan Hyseni në minutën e 21-të, por edhe pse ishte i vetëm me portierin ai nuk shënoi.
Goli i parë në takim erdhi nga Otto John në minutat shtesë të pjesës së parë. John shënoi edhe një herë në minutën e 73-të, ndërsa atë të qetësisë në minutën e 79-të e shënoi Florent Hasani.
Pas kësaj fitore Trepça ’89 ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, një më pak se Llapi në pozitën e parë. Kurse Besa vazhdon në pozitën e 10-të me nëntë pikë.
Ndeshja e ardhshme e 89-shit është ndaj Prishtinës, kurse Besa pret Vllazninë e Pozhoranit.
Më poshtë keni formacionet zyrtare për ata që nuk kanë mundur të shikojnë në fillim:
Trepça ’89: Hajdini, Islami, Potoku, Broja, Mustafa, Jashari, Lladrovci, Namani, Hasani, John, Hyseni.
Besa: Haxhiaj, Papuqi, Milloshevic, Kuqi, Rexhaj, Sheqerolli, Gashi, Kasapi, Qorraj, Hoxha, Merlaku.
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Shpëtim Murtezi. /Telegrafi/