Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 75-68 (23:17, 17:18, 23:14, 12:19), duke avancuar 1-0 në serinë gjysmëfinale të ‘play-offit’. Edhe ndeshja e dytë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Pas një fillimi të barabartë 12:12, vendasit shkëputen në nëntë pikë, 21:12, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:17. Por, Peja nuk kishte ardhur për tu dorëzuar dhe dalëngadalë shkrin epërsinë e vendasve për ta rikthyer atë në favor të tyre 26:28, dhe më pas zhvillohet lojë interesante, kurse pjesa e parë përfundon 40-35.
Periudha e tretë ishte vendimtare e kësaj sfide, që u zhvillua në një ambient të jashtëzakonshëm, ku palestra në Mitrovicë ishte e mbushur me tifozë.
Mitrovicasit thelluan epërsinë edhe më shumë, kurse mysafirët e vuajtën mungesën e Dardan Berishës, pas daljes nga loja me një faul josportiv dhe një teknike, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 63:49. ‘Xehetarët’ sikur u vetëkënaqën me rezultatin dhe këtë u munduan ta shfrytëzojnë verdhezinjtë që afruan rezultatin në 75:68, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Trepça triumfoi 75-68.
Te Trepça u dalluan Andrew Gordon me 16 pikë e nëntë kërcime dhe Rodney Purvis me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Peja u dalluan Stephen Maxwell me 14 pikë e 13 kërcime dhe Darius Washington me 22 pikë.