Ka përfunduar java e 24-të në elitën e basketbollit kosovar me ndeshjen Trepça – Lipjani.
Skuadra mitrovicase ka marrë një fitore të lehtë me 26 pikë diferencë 104:78.
Katër basketbollistë vendas e kanë përfunduar ndeshjen me pikë dyshifrore.
Aaron Anderson dhe Besnik Azemi shënuan nga 22 pikë, ndërsa Samir Zekiqi e përfundoi ndeshjen me 21 pikë e Imer Tahiri me 16 të tjera.
James Johnson me 23 pikë dhe Michael Mitchell me 18 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitore.
Fitorja ndaj Lipjanit e mbanë Trepçën në pozitën e gjashtë në tabelë dhe me gjasa për të arritur në Play Off.
Ndërkohë Lipjani mbetet në vendin e shtatë me 27 pikë sa ka edhe Borea e fundit. /Telegrafi/