Telegrafi

Trepça fiton bindshëm duelin ndaj Pejës në “Karagaçi”

KB Trepça ka fituar me rezultat 85-69 ndaj Pejës, ndeshje kjo e cila u zhvillua në palestrën “Karagaçi”.

Mitrovicasit e nisën më mirë duke fituar çerekun e parë më rezultat të ngushtë 23-18, ndërsa çereku i dytë i takoi pejanëve të cilët e mbyllën me rezultat 22-18 në favor të tyre.

Në pjesën e dytë Trepça arriti shkëputjen ndaj kundërshtarit duke shënuar plotë 44 pikë.

Çereku i tretë i takoi përsëri mitrovicasve të cilët e fituan me rezultat 22-15 ndërsa atë të katërtin me rezultat 22-14.

Lojtarët më të dalluar tek Trepça ishin Kevin Bracy-Davis me 20 pikë e 7 shtatë ribaunde e 2 asistime, i ndihmuar nga Darnell Edge që pati 19 pikë 5 ribaunde si dhe Drilon Hajrizi që shtoi 12 pikë 6 ribaunde dhe 4 asistime.

Tek Peja lojtari më i mirë ishte Jay Chandler me 13 pikë e 4 asistime, ndërsa pas tij kontribuan edhe Sadio Doucoure me 8 pikë e 4 ribaunde dhe Larry Thomas me 9 pikë, 3 ribaunde dhe 5 asistime.

Trepça mbetet në vendin e parë me 15 fitore e dy humbje, ndërsa Peja e dyta me 12 fitore e pesë humbje./Telegrafi/