Site icon Telegrafi

Trepça e mposhtë 21-shin

Mitrovicasit ishin të disponuar shumë për lojë sonte dhe këtë e treguan që në fillim të takimit duke krijuar epërsi të lartë, të cilën e mbajtën deri në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes, 27-40.

Teleboysat e Prishtinës luajtën disi më mirë në pjesën e dytë, mirëpo Trepça nën udhëheqjen e Jan Orfila dhe Robert Goff, i cili u ndez në pjesën e dytë, arriti që ta ruajë rezultatin deri në fund të këtij takimi dhe e shënoi fitoren e pestë këtë edicion.

‘Xehetarët’ me këtë fitore kanë dalë në pozitën e tretë në renditjen tabelore me 15 pikë të tubuara.

Koshashënuesi më i mirë i këtij takimi ishte Jeremy Price i RTV 21 me 29 pikë, teksa e ndoqi pas Jan Orfila i Trepçës me 26 pikë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version