Site icon Telegrafi

Trepça e mposht Bashkimin

Kampionja e Kosovës e dy stinorëve më parë, Trepça, është këndellur sonte me fitore ndaj Bashkimit në ndeshjen e zhvilluar në Malishevë, për shkak të rinovimit të stërgjatur në Minatori të Mitrovicës.

Për mitrovicasit ka debutuar sonte spanjolli i parë në Kosovë, Jan Orfila, i cili edhe ka thënë fjalën e fundit në ndeshje, duke i shënuar pikët vendimtare të ekipit të tij.

Në anën tjetër, Bashkimi ka arritur të merr epërsinë kah çereku i tretë i ndeshjes me lojën shumë të mirë të organizatorit kroat, Josip Blajic.

Përkundër se Trepça gjatë çerekut të fundit kaloi në 9 pikë epërsi, Bashkimi përsëri i zuri ata dhe doli përpara, por prizrenasit në fund nuk mundën t’i bëjnë ballë sulmeve të mira të mitrovicasve të cilët fituan derbin e xhiros së pestë të Superligës me rezultat përfundimtar 79-74.

Ndeshja ka qenë tejet interesante dhe në disa raste është ndërprerë për t’u rregulluar ndriçimi në palestër si dhe semafori, të cilat kanë ‘mërzitur’ të pranishmit me shpeshtësinë e mospunës së mirë.

Kjo është fitorja e dytë për Trepçën në këtë stinor, pas asaj ndaj RTV 21, ndërsa Bashkimi ka regjistruar humbjen e tretë të stinorit, pas dy fitoreve radhazi. /Borozani/Telegrafi/ 

Exit mobile version