Lajmin për Kornerin e konfirmoi menaxheri i klubit nga Mitrovica, Lenart Vidishiqi, i cili tha se marrëveshja është arritur mbrëmjen e kaluar.
Edicionin e kaluar Milanovski shfaqi paraqitje të mirë, por zyrtarët e Trepçës e larguan për shkak të mbushjes së vendeve për ekstrakomunitarët.
Pas largimit te Kinneyt, kthimi i Milanovskit përbën lajm të mirë për Trepçën që po tenton të kthehet në luftën për titull të kampionit në BKT Superligën e Basketbollit. /Telegrafi/