Lubo Minchev nuk do të jetë trajneri i KB Trepçës në vazhdim të sezonit, kështu ka njoftuar klubi nga Mitrovica.
Ndërprerja e bashkëpunimit ka ardhur me një marrëveshje të dyanshme, kjo si pasojë e rezultateve të dobëta. Trepça regjistroi tri humbje dhe katër fitore në shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni në Superligë.
Njoftimi i Trepçës pa ndërhyrje:
“Faleminderit , gjithnjë do jesh një nga ne.
Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme.
Minchev mori drejtimin e skuadrës sonë në verën e vitit 2021. Ka dhënë kontribut të madh në vënien e themeleve të një klubi profesional. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Por pas mini-krizës në rezultate kemi vendosur të ndajmë rrugët.
Falënderimet më të sinqerta për Minchevin. Ai do të mbetet gjithnjë njëri nga ne, pjesë e familjes së madhe TREPÇA“. /Telegrafi/