Tri pikët e mëdha Trepçës ia siguroi sulmuesi kryesor, Enis Zabërgja (35’) për 1-0 dhe kështu qëndroi rezultati deri në fund të takimit.
Paraqitja e Hajvalisë ishte më e dobëta gjatë tërë këtij edicioni sepse vetëm në minutat e fundit të ndeshjes rrezikuan kundërshtarin që kishte mbetur me një futbollist më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Veton Shabani.
Trepça e përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin vjeshtor, me fitoren e nëntë sezonale dhe pozitën e dytë apo të tretë tabelare varësisht se çfarë do të bëjë rivali i qytetit Trepça 89’ kundër Prishtinës në derbin e javës, kurse për Hajvalinë ishte kjo disfata e katërt në këtë edicion.
Nga ana tjetër për Drenicën vendimtar si gjithmonë u tregua ylli i kësaj skuadre Berat Hyseni, që shënoi dy gola tejet të rëndësishëm për ekipin e tij kundër Lirisë e cila nuk tregoi shumë. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:0./Telegrafi/