Site icon Telegrafi

Trepça deklasoi Besën

Mitrovicasit gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë, ndërsa pejanët për asnjë moment nuk ishin rivalë të denjë e kundërshtarit.

Me këtë fitore Trepça u rehabilituan prej humbjes së parë në kryeqytet me Prishtinën, ndërsa për pejanët ky është dështimi i dytë në këtë fillim të edicionin.

Fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar e shënoi Hajvalia, e cila mundi Dritën (3-0). Pjesa e dytë ishte vendimtare kur në skenë doli Guraziu, i cili shënoj het-rik për t’ia siguruar tre pikët e para skuadrës së tij në këtë kampionat.

Në Merdarë, Hysi dhe Trepça ’89 ndanë pikët (0-0). Me këtë epilog sigurisht se të kënaqur janë ndarë mysafirët nga Mitrovica, ndërsa për Hysin kjo është pika e parë në këtë kampionat.

Në kuadër të xhiros së dytë të dielën takohen:
Llamkos Kosova (V) – Liria ( 16:30)
Kastriot Feronikeli- Drenica (17:00)

Ndeshja e fundit e kësaj jave, Prishtina – Vëllaznimi, zhvillohet të hënën në stadiumin e qytetit në ora 17:00.

Në Ligën e parë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të kampionatit të ri Istogu-Ramiz Sadiku 2-1 dhe Deçani-Flamurtari 1-1 ./Telegrafi/

Exit mobile version