Telegrafi

Trepça-Besa, sfida e dytë finale e ‘play-offit’ në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Trepça e Besa Famgas takohen në ndeshjen e dytë të serisë finale në ‘play-offin’ e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ndeshja luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa pritet të ketë numër të madh shikuesish.

Trepça kërkon ta barazojë rezultatin e serisë finale në 1-1, derisa Besa Famgas udhëton për ta siguruar titullin e dhjetë rresht të kampionit.

Kujtojmë që ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e fitoi me tre gola dallim.

Sikurse sfida e parë që ishte interesante dhe e hapur deri në fund, edhe sonte pritet sfidë atraktive dhe me hendboll cilësor.