Ish-kampioni i Kosovës, Trepça nga Mitrovica ka befasuar Besën duke e mposhtur në udhëtim 1-3.
Trepça ka arritur një fitore jashtëzakonshit të rëndësishme në udhëtim tek Besa e Pejës.
Dy skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës, janë përballur edhe në kampionat.
Vendasit u futën në këtë takim me një formacion tjetër ku luanin disa futbollistë që nuk kishin shumë minuta këtë kampionat.
Mysafirët e shfrytëzuan këtë gjë dhe arritën një fitore të madhe.
Muja kaloi Trepçën në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes.
Ndërkohë për 2-0 u përkujdes Samir Sahiti pas një ore lojë.
Besa në fund ngushtoi epërsinë në 1-2, mirëpo mysafirët shënuan edhe njëherë për 1-3.
Me këto tri pikë të tubuara, Trepça shpreson në shpëtim pasi ndodhet pesë pikë mbrapa Dritës dhe Ferizajt.
Ndërkohë Besa vazhdon të mbetet në pozitën e pestë me 37 pikë. /Telegrafi/