Trepça ka barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit ndaj Sigal Prishtinës, duke e mundur me rezultat 77:68 (21:11, 20:21, 24:12, 12:24).
Tashmë seria gjysmëfinale është barazuar në 1:1, ndërsa ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në kryeqytet.
Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe gjatë çerekut ishte në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 21:11. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku pjesa e parë përfundoi 41:32.
Periodën e tretë sërish mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë bindshëm 24:12, ndërsa e kundërta ndodhi në dhjetë minutat e fundit, që e fituan mysafirët, ndërsa sfida përfundoi 77:68.
Te vendasit më i miri ishte Wil Daniels me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Derrick Wilson me 17 pikë e nëntë kërcime.