“Drenica fitoi me një penalti që nuk ekzistoi, por që ia fali Hajrizi. Kurse, ne padrejtësisht humbëm. I njëjti gjyqtar nuk na dha penalti në duel me Llamkosin. Vetë trajneri i Llamkosit e pranoi se penaltia ekzistoi, kurse Hajrizi na e mohoi atë”, thotë nënkryetari i Trepçës, Avni Hahxiu. Ai konfirmoi se klubi tij do ta deponojë një ankesë serioze në FFK.
“Gjithsesi që do të ankohemi në FFK. Gjyqtarët më së komodi ndihen kur i referojnë Trepçës, sepse kur nuk reagojmë ndaj vendimeve të tyre. Ata tani po e keqpërdorin atë butësi tonën. FFK-ja duhet të veproj tash konform rregullave të saj”, theksoi ai. Përveç Trepçës, edhe Hajvalia ndihet e se u dëmtua rëndë në javën e fundit, kur u mposht nga Besa (1:0). /Tribuna/Telegrafi/