Telegrafi

Trepça më afër qëndrimit në Superligë

(Foto: basketbolli.com)

Trepça ka fituar sfidën e parë të ‘play-out’ ndaj Istogut në Klinë me rezultat 70-99 (25:17, 12:25, 16:29, 17:28) për të bërë një hap drejt qëndrimit në Superligë.

Istogasit e nisën mirë ndeshjen duke fituar 10 minutat e parë, por më pas mitrovicasit treguan fuqinë, duke triumfuar në fund me 29 pikë dallim.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë, transmeton FBK.

Në ‘play-out’ zhvillohen dy takime dhe skuadra që është më e mirë në këto dy takime, siguron pjesëmarrjen në Five Star Superligë për edicionin e ardhshëm.