Telegrafi

Trepça ’89 shpërthen ndaj Drenicës si mysafir, Mba shkëlqen me dy gola dhe dy asistime

Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 5-2 si mysafir i Drenicës në ‘Bajram Aliu’ në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke marr fitore e parë në kampionat.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-të kur Bleon Sekiraqa shënon pas asistimit të Christian Mba për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe pas katër minutash Mba shënoi për 2-0 një gol të bukur.

Drenica u kthye në lojë në minutën e 31-të me sulmuesin Bintsouka Koxy që shënoi për 2-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në start të pjesës së dytë Drenica arriti të barazojë shifrat, ku Koxy shënoi sërish duke shfrytëzuar gabimin e portierit Donat Kaçiu.

Por në minutën e 52-të, 89-shi ktheu epërsinë, me Erdin Dushin që shënoi pas asistimit të Mba.

Në minutën e 89-të, Christian Mba shënoi edhe golin e dytë personal për 4-2.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej shënoi edhe Gashi për 5-2.

Trepça ’89 dhe Drenica kanë nga 5 pikë. /Telegrafi/