Telegrafi

Trepça ’89 ‘shkatërron’ Lirinë në Prizren

Trepça ’89 ka shënuar fitore si mysafir i Lirisë me rezultat 4-0, duke e vazhduar ecurinë pozitive pa humbje në shtatë ndeshje.

Minatorët shënuan dy herë në pjesën e dytë për ta marr fitoren e katërt në kampionat.

Ylber Maloku dhe Arb Manaj provuan të parët që të shënojë në minutat 5 dhe 10-të, por pa sukses.

Liria u kundërpërgjigj me rastet e Fatih Karahodës dhe Qëndrim Gashit, por as prizrenasit nuk shënuan.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Më të filluar pjesa e dytë, Martin Mircevski përfiton nga një top afër zonës dhe me qetësi e dërgon topin në rrjetë për 1-0.

Mitrovicasit nuk u ndalën me kaq.

Muja shënoi për 2-0 në minutën e 87-të pas një kundërsulmi.

Hyseni dhe Gava shënuan në kohën shtesë për ta mbyllur takimin me rezultat 4-0.

89-shi ka arritur në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Liria me nëntë pikë mbetet në pozitën e 11-të. /Telegrafi/