Trepça ’89 çdo ditë e më tepër po i afrohet titullit të kampionit. Sot skuadrat mitrovicase shkatërroi Gjilanin duke e mposhtur me rezultat 5-2.
Minatorët shënuan dy herë brenda 11 minutave të parë. Ishte Florent Hasani që shënoi dy herë për të filluar spektaklin mitrovicas.
Gjilani e ngushtoi rezultatin me një gol të bukur nga pika e bardhë të Isa Eminhazirit.
Por para fundit të pjesës së parë 89-shi shënoi edhe një herë. . Lapidar Lladrovci shënon me kokë pas asistimit të Idrizit
Më të filluar pjesa e dytë Leutrim Bekteshi shënoi në portën e tij pas dy gabimeve të njëpasnjëshme për 4-1.
Rezultatin në 5-q e dërgoi mbrojtësi i djathtë Përparim Islami shënoi një gol mjaftë të bukur.
Goli i Egzon Shabani e mbyll takimin në shifrat 5-2.
Ilir Izmaku dhe Isa Eminhaziri u desh ta lëshonin ndeshjen pas kartonëve të kuq.
89-shi është ngjitur në kuotën e 71 pikëve, 11 më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/