Site icon Telegrafi

Trepça ’89 shënon fitore të vlefshme ndaj Lirisë

Trepça ’89 ka arritur një fitore të madhe në shtëpi ndaj Lirisë me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, ku përveç rasteve të krijuara të dyja skuadrat arritën të shënojnë edhe nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, pasi në minutën e 10-të ishte Orges Gava që shënoi nga goditja e dënimit për 1-0.

Goli i barazimit 1-1 erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Blendi Memaj që shënoi me kokë për prizrenasit.

Në pjesën e dytë, mitrovicasit ishin më dominues dhe pas disa rasteve të njëpasnjëshme arritën të gjejnë edhe golin e epërsisë.

Luhej minuta e 62-të e ndeshjes kur në skenë doli Arb Manaj, i cili shënoi për 2-1 dhe përkundër shumë rasteve tjera ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Minatorët e shohin veten në pozitën e pestë me 39 pikë, ndërsa Liria zhytet në pozitën e 11-të me 25 pikë.

Në ndeshjen e radhës, 89-shi udhëton te Llapi, ndërsa prizrenasit udhëtojnë te Ferizaj. /Telegrafi/   

Exit mobile version