Site icon Telegrafi

Trepça ’89 rrëmben Mehmetin

Lajmin e konfirmoi për Arenan drejtori sportiv i Trepçës ’89, Veton Çitaku, transmeton Telegrafi.

“Sot kemi zyrtarizuar edhe një futbollist tjetër. Bëhet fjalë për Dren Mehmetin, i cili në të kaluarën ka luajtur te Llamkos Kosova. Ai është një lojtar 18-vjeçar dhe shumë perspektiv. Mendoj që do t’i shërbejë klubit shumë në të ardhmen. Të enjten do ta mbajmë një mbledhje me zyrtarët e klubit, për të shikuar nëse na duhet edhe ndonjë futbollist”, deklaroi Çitaku për gazetën Arena.

Të kujtojmë që 89-shi gjatë ditëve të fundit është përforcuar me katër lojtarë të Trepçës. Bëhet fjalë për Emin Baliqin, Shpëtim Fetahun, Blerand Kurtishajn e Lavdim Balijën. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version