Telegrafi

Trepça ’89 rikthehet zyrtarisht në Superligën e Kosovës

Trepça ’89 pas një viti në Ligën e Parë, ka arritur që matematikisht të sigurojë rikthimin në Superligën e Kosovës për edicionin 2022/23.

Mitrovicasit janë shpallur kampion të Ligës së Parë në Gruin A pas fitores ndaj rivalit lokal Trepça me rezultat 2-0, katër xhiro pa u mbyllur kampionati.

Fitoren ’89-shit ia siguruan golat e realizuara nga Albutrint Morina Albion Pllana.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ka tubuar 50 pikë, që i bie 12 më shumë se Liria që është e dyta, me të cilën ka edhe rezultate pozitive në përballjet mes tyre.

Trepça ’89 ka fituar gjithçka çka fitohet në futbollin ton: kampion, fitues i Kupës dhe Superkupës. Ata rikthehet në Superligën e Kosovës vetëm pas një viti në Ligën e Parë.

Madje Trepça ’89 ishte skuadra e parë që përfaqësoi Kosovën në garat ndërkombëtare pas pranimit.

‘Minatorët’ kishin rënë sezonin e shkuar nga Superliga në ndeshjen e barazhit ndaj Dukagjinit pas penalltive.

Me rikthimin e Trepçës ’89, rikthehet në skenë edhe një nga skuadrat më të forta që ka pasur elita e futbollit ndër vite, ku shumë talentë kanë dal nga ky klub. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore