Site icon Telegrafi

Trepça ’89 pret Ballkanin në duelin hapës të javës së 27-të në Ipko Superligën e Kosovës

Java e 27-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë sot (e premte).

Ndeshja e parë e kësaj xhiro në IPKO Siperligën e Kosovës do të luhet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Ballkanin.

Do të jetë një duel i dy skuadrave që po synojnë ta sigurojnë mbijetesën duke i ikur barazhit.

Minatorët në këtë takim vijnë pas humbjes 2-0 në udhëtim te Drenica.

Në anën tjetër Ballkani në takimin e fundit kishte marrë fitore me rezultat 2-0 ndaj Flamurtarit.

Të dyja skuadrat futën në këtë takim me të vetmin qëllim që ta marrin maksimumin e pikëve pasi aktualisht kanë pikë të barabarta në tabelë nga 32.

Në dy takimet e sivjetshme, 89-shi përballë Ballkanit ka bilanc pozitiv me një fitore 1-0 në shtëpi dhe një barazim pa gola 0-0 në udhëtim.

Këtë takim që starton nga ora 15:30 do ta gjykojë Genc Nuza së bashku me ndihmësit Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri.

Ndeshjen mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit adhuruesit e futbollit kosovar mund ta shohin në platformën më atraktive në vend IPKO dhe në kanalet Super Sport Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version