Ky futbollist është regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës, gjatë afatit kalimtar të verës por që deri më tash nuk ka stërvitur për ekipin e trajnerit Arsim Thaqi, për shkak se nuk ka arritur që me kohë të pajiset me dokumente të nevojshme.
Drejtori sportiv i ‘Minatorëve’ Ilir Bojku, thotë se kemi të bëjmë me një futbollist jashtëzakonisht cilësor. “Normalisht se kemi të bëjmë me një lojtar shumë cilësor dhe këtë më së miri e dëshmon fakti se në kampionatin e fundit, ka arritur që t’i realizojë 14 gola në 12 ndeshje. Pres që ky futbollist ta bëjë diferencën”, ka thënë për Gazetaolle.com, donatori i fuqishëm kosovar, Ilir Bojku.
Sulmuesi i gjatë 1.86 mund të debutojë që në ndeshjen e fundjavës që Trepça ’89 e zhvillon ndaj Istogut në udhëtim.