Site icon Telegrafi

Trepça ’89 mposht me lehtësi Dritën

Trepça ’89 ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Dritës në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit kanë marrë një fitore të lehtë, por të madhe në ndeshjen e fundit të kampionatit vjeshtor ndaj Dritës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Leart Emini, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Ardian Cuculi (45′) shënoi autogol për 2-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Fillimisht ishte përsëri vendasit që shënuan me Muharrem Jasharin (53′) që shënoi gol të bukur për 3-0, ndërsa Gilberto Fortunato (64′) vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Minatorët e shohin veten në pozitën e tetë me 23 pikë, ndërsa Drita e treta me 31 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version