Pikërisht 15 vjet më parë, në ditën kur do të zhvillohet dhe takimi, 75 mijë qytetarë të qytetit të Mitrovicës kaluan kufirin në pikën e Vërmicës, për t’iu larguar represionit serb.
Në Kukës, ata gjetën ngrohtësi dhe mikpritje dhe për të kujtuar këtë ditë, klubi mitrovicas dhe ai verilindor i Shqipërinë kanë vendosur të zhvillojnë një ndeshje simbolike mes tyre, transmeton “Supersport”.
Takimi do të luhet në Kukës, më 16 prill, në orën 15:00 dhe të pranishëm pritet të jenë dhe një numër i madh tifozësh nga xehetarët e Mitrovicës, por gjithashtu dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. /KP/Telegrafi/