Trepça ’89 ka marrë fitore bindëse përballë Dukagjinit (3-0) në ndeshjen e javës së tetë në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, vendasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 18-të me golin e Armend Gashit.
Pas gjysmë ore lojë, nikoqirët e dyfishuan epërsinë me golin e Robert Rrahmanin nga pika e bardhë (30’).
Christian Mba e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit duke shënuar golin e tretë për vendasit (88’).
Pas kësaj fitoreje, Trepça ’89 është ngritur në kuotën e nëntë pikëve dhe mban vendin e katërt në renditje.
Ndërkaq, për Dukagjinin ishte humbja e gjashtë dhe kjo skuadër ndodhet në fund të tabelës me vetëm dy pikë nga dy barazime. /Telegrafi/