Flamurtari nuk ka arritur të mbajë epërsinë në udhëtim ndaj Trepçës ’89 dhe ka barazuar 1-1 në takimin e vlefshëm për javën e 26-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve shënuan edhe nga një gol, por që i vendasve ishte i parregullt.
Të parët që shënuan ishin vendasit, pasi në minutën e pestë arritën të tundin rrjetën me anë të Ardian Muja, por gjyqtari Edmond Zeqiri ka sinjalizuar për pozitë jashtë loje.
Goli i mysafirëve erdhi në minutën e 34-të dhe ishte Bashkim Shala, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Shend Kelmendit.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë dhe më kërkues se kryeqytetasit, duke arritur të krijojnë shumë raste për gol.
Megjithatë, golin e barazimit, Minatorët arritën ta gjejnë në minutën e gjashtë shtesë me anë të Muharrem Jasharit, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas kësaj fitore, kuqezinjtë i shmangen zonës së rënies nga kategoria, pasi kanë 33 pikë në vendin e tetë, ndërsa 89-shi renditet i nënti me 28 pikë. /Telegrafi/