Trepça ’89 ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Drenica në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Minatorët i janë kthyer fitores pas katër ndeshjeve (tri humbje, një barazim), pasi kanë triumfuar në një terren të vështirë si “Bajram Aliu” një Skenderaj.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe shënuan nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të të Armando Lopes da Silva (7’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Shkelqen Lushtaku shënoi autogol për barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më konkret duke konkretizuar një rast, për golin e fitores, ndërsa Drenica shpërdoroi disa raste.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të me anë të Rilinda Namanit, i cili shënoi për 1-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, 89-shi e sheh veten në pozitën e shtatë më 26 pikë, teksa Drenica renditet e fundit me 23 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Trepça ’89 e pret Ferizajn, ndërsa Drenica udheton te Dukagjini. /Telegrafi/