Telegrafi

Trepça ’89 merr fitore të madhe ndaj Dritës

Trepça ’89 ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Vendasit ishin të parët që u treguan të rrezikshëm dhe me rastin e tyre të parë gjetën golin.

Ishte minuta e 12-të e ndeshjes kur Armend Gashi realizoi për 1-0

Drita vazhdoi me sulme pasi pranoi golin, por në pjesën e parë përkundër që krijuan disa raste gola tjerë nuk pati.

Kësisoj dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë Drita u tregua e rrezikshme, por goditja e Blend Baftiut u ndal nga shtylla.

Drita vazhdoi sulmet në drejtim të portës vendase, duke krijuar jashtëzakonisht shumë.

Në minutën e 77-të fati ishte sërish me skuadrën vendase, kur goditja e Ardit Tahirit me kokë u ndal nga transversalja.

Gjilanasit patën rast të artë në minutat e fundit të ndeshjes, por goditja e Besnik Krasniqit dy herë u ndal nga mbrojtja vendase.

Me këtë fitore 89-shi ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 22 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 38 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 përballet me Llapin në udhëtim, derisa Drita para tifozëve të vet pret Dukagjinin. /Telegrafi/